Enkelejd Alibeaj: Në Fier, PD-ja do të arrijë fitore historike

schedule19:50 - 16 Prill, 2021

schedule 19:50 - 16 Prill, 2021

Kandidati i PD-së në Fier, Enkelejd Alibeaj foli në “Radari Informativ” për fushatën dhe zgjedhjet e 25 prillit. Alibeaj tha se në takimet e zhvilluara ajo çfarë vihet re është zhgënjimi i qytetarëve nga Partia Socialiste.

“Kam bindjen që qytetaria fierake po presin 25 prillin për të vënë dinjitetin e tyre në vend, për të bërë më saktë ndryshimin. Do të ishte gabim t’i trajtoja njerëzit si numra. Objektivi është që qytetarëve të Fierit t’i jepet mundësia që të shprehin në mënyrë të lirshme dhe për t’i dhënë familjes së tyre ndryshimin. Ne kemi detyrim moral , politik t’i ofrojmë plan ekonomin, social, plan për rininë, për moshën e tretë, por sërish ata do të vendosin”, tha Alibeaj.

 

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Jonida Shehu, Alibeaj u shpreh se Partia Demokratike në Fier do të arrijë një fitore historike.

“Do të ishte e padenjë për mua dhe joserioze që të ecnim duke i parë qytetarët si numra. Prej 2 vitesh është realizuar një plan i mirëstudiuar për të identifikuar problematikat dhe për të dhënë zgjidhje”, tha Alibeaj.

/abcnews.al/