Kur në shtator të 2022-it u prezantua në klubin grek, padyshim që shpresat ishin të mëdha. “Fantazisti” grek, Enis Çokaj bashkohej me “gjigantët” grek të Panathinaikos pas një paraqitjeje shumë të mirë në Kroaci me Lokomotiva Zagreb dhe jo më kot për kartonin e tij u paguan 1 milionë euro.
Gjithsesi, gjërat nuk shkuan në drejtimin e duhur dhe ai u aktivizua vetëm 30 herë në ekipin e kryeqytetit të Greqisë në një vit e gjysmë, teksa këtë sezon ka luajtur vetëm 2 ndeshjes, dhe ato të dyja pikërisht si zëvendësues, duke grumbulluar në total vetëm 37 minuta lojës.
Çokaj ishte në fushë tri herë në ekipin B të Panathinaikosi, në Superligën e dytë, duke shërbyer një asist, e po ashtu ishte në fushë në dy ndeshje të raundit të dytë eliminator të Champions ndaj ukrainasve të Dnipros, por nuk arriti të pikast saç duhet.
Në Kroaci pati pjesën kryesore të karrierës deri tani, duke qenë gjithmonë i rëndësishëm për skuadrën e Lokomotiva Zagreb, ku luajti mbi 100 ndeshje, duke shënuar 5 gola e duke shërbyer 12 asistë.
Tashmë, në moshën 25-vjeçare, Çokaj shpreson të stabilizohet si titullar tek Osijek, dhe me gjasë të synojë më pas vazhdimin e karrierës sërish në një ligë më të fortë, ose për t’u kthyer tek Panathinaikos, pasi të mos harrojmë se në Kroaci do të luajë si i huazuar. /i.m /abcnews.al