Enigmat e origjinës së COVID-19/ Pse u mbyllën telefonat në laboratorin e Wuhan-it nga data 7 deri 24 tetor?

schedule02:38 - 12 Maj, 2020

schedule 02:38 - 12 Maj, 2020

Mediat amerikane shkruajnë se ndërveprimi telefonik u ndal plotësisht në Institutin e Virologjisë në Wuhan të Kinës ndërmjet datave 7 dhe 24 tetor të vitit të kaluar dhe se instituti mund të ishte mbyllur për shkak të një “ngjarje të rrezikshme”.

Gjatë kësaj periudhe nuk pati asnjë ndërveprim telefonik për shkak të një ngjarje të rrezikshme në këtë institut, i cili mund të ishte mbyllur gjatë kësaj kohe, thuhet në një raport privat të siguruar nga “NBC News” .

Mediat amerikane po ashtu raportojnë se pretendimi në fjalë forcon teorinë e presidentit të SHBA-së Donald Trump se virusi kishte dalë nga lakuriqët e infektuar në laborator”.