“Engjëll i vogël do të jesh gjithmonë në zemrat tona“. Kjo është një nga pankartat që është shpalosur pranë shtëpisë së 10-vjeçarit Matias, me nënë shqiptare dhe baba polak, i cili e vrau me thikë dy ditë më parë në Viterbo.
I gjithë komuniteti është prekur nga ngjarja e rëndë duke i shprehur ngushëllime dhe mbështetje nënës së fëmijës, Mariola Rapaj.
Gruaja shqiptare ishte në punë në momentin që ish-partneri i saj u arratis nga spitali COVID duke shkuar në shtëpi dhe vrarë djalin e tij. Bazuar te dëshmitë e nënës, mediat italiane shkruajnë se djali nuk i përgjigjej në telefon dhe për këtë arsye e alarmuar, Mariola vrapoi drejt shtëpisë ku e gjeti të vdekur.
Dinamika e krimit ende nuk është saktësuar nga autoritetet italiane, pasi nuk dihet se kush ia hapi derën Mirko Tomkows, djali, që nesër do të përcillet në banesën e fundit apo polaku kishte çelësin e apartamentit.
Drejtoresha e shkollës së Matias thotë se institucioni nuk ishte në dijeni të dinamikës delikate familjare./ Abcnews.al