Enët e djegura, “sekreti” për të pastruar pjesën e jashtme të tyre

schedule12:43 - 9 Mars, 2022

schedule 12:43 - 9 Mars, 2022

Për shkak të temperaturave të larta, enët tona të kuzhinës ose digjen nga jashtë, ose shfaqin shenja të vazhdueshme që nuk dalin as me sfungjerët më të mirë. Kur fërkoni, fërkoni dhe fërkoni përsëri dhe nuk keni rezultatin e dëshiruar, në një moment bëni kompromis me enët e shënuara.

TikTok, rrjeti social që gjen zgjidhje për gjithçka, ka një sugjerim se si të pastroni enët tuaja hap pas hapi.

Shikoni më poshtë të gjithë procesin:

-Së pari e kthejmë enën përmbys dhe e fërkojmë pak me tel.
-Më pas, mbi sipërfaqen e djegur hidhni pak kripë dhe pak sodë buke.
-Më pas shtojmë detergjentin e enëve dhe me telin i hedhim të gjitha më sipër në sipërfaqen e enës sonë që të përzihen mirë.
Mbuloni gjithçka me letër kuzhine  dhe hidhni një sasi të madhe uthull mbi enën e mbuluar.
-Lëreni përzierjen të veprojë dhe të bëjë magjinë e saj për disa minuta.
Kur ta zbulojmë enën, atëherë shenjat do të jenë zhdukur dhe do të jetë përsëri e pastër dhe me shkëlqim!

Shikoni edhe videon përkatëse:

@ramdeep.osahan Easy home trick ?? #foryou #foryoupage #diy #ramdeeposahan ♬ 1,2,3,4 (One, Two, Three, Four) – Fun Elektro Mix – Funbeat