Energjia me anë të anijeve, ekspertët e energjisë: Janë përdorur më parë në Bangladesh

schedule14:11 - 2 Nëntor, 2022

schedule 14:11 - 2 Nëntor, 2022

Dy anijet lundruese që do të prodhojnë energji elektrike, dhe të cilat janë vendosur në Vlorë janë diskutuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri dhe sipas ekspertëve të pranishëm janë përdorur më parë në Bangladesh.

Të pranishëm në studio ishin ekspertët e energjisë Alfred Pjetri dhe Azmir Duleviç, të cilët u shprehën që këto anije do të mbulonin vetëm 10 përqind të nevojës së përgjithshme të vendit për energji elektrike.

Profesori dhe eksperti i energjisë Alfred Pjetri tha: Në informacionin që kam unë kanë ardhur nga Bangladeshi 100 megavat për orë energji elektrike, ndërkohë që nevojat e vendit janë për 20 milion kwh.

Sipas tij profesorit Alfred Pjetri “çështja qëndron, këto punojnë më naftë, më saktë me mazut, ndotja nuk është shqetësuese për momentin, por kosto është shumë e lartë për të prodhuar energji elektrike, sepse natën duhet ta sigurojmë ne”.

Për ekspertin e energjisë Alfred Pjetri, kjo zgjidhje e qeverisë nuk është e arsyeshme nga ana ekonomike dhe ajo mjedisore.

“Nuk më duket e arsyeshme kjo që ka bërë qeveria shqiptare, janë si zgjidhje për vende që janë në luftë, fatkeqësisht në situata si lufta në Ukrainë, gjëra të tilla provizore, nuk mund të ishte si opsion për Shqipërinë’, shtoi Pjetri./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!