Energji e decentralizuar për të gjithë!

schedule08:50 - 4 Shkurt, 2022

schedule 08:50 - 4 Shkurt, 2022

Spanja është vendi më me diell në Evropë. Por vetëm 6% e energjisë së vendit prodhohet nga dielli. Një organizatë jofitimprurëse ka zhvilluar një sistem të decentralizuar për prodhimin e energjisë nga dielli.

Lurdes dhe banorët e tjerë të kësaj godine në Madrid të Spanjës duan të pavarësohen nga kompanitë e mëdha energjetike duke përdorur energjinë diellore.

Ata janë të parët që po investojnë kolektivisht në panele diellore për vetëkonsum në Madrid. Sistemi diellor do të fillojë të funksionojë së shpejti.

Spanja është vendi më me diell në Evropë. Por vetëm 6% e energjisë së vendit prodhohet nga dielli. Një organizatë jofitimprurëse ka zhvilluar një sistem të decentralizuar për prodhimin e energjisë nga dielli.“Është një mënyrë për të konsumuar energji pa dëmtuar planetin. Unë mendoj se jemi në fillim të betejës së madhe për energjinë. Është fillimi i një momenti kritik kur ne duhet të vendosim se si të menaxhojmë burimet e përbashkëta”, thotë Lurdes Fernández Malagón, një nga banoret.

Ngritje dramatike e çmimeve të energjisë

Çmimet e energjisë po rriten në mbarë botën. Në Spanjë fatura e energjisë për familjet e zakonshme është rritur në mënyrë dramatike.

Çmimet për orë energjie elektrike ndryshojnë gjatë ditës. Rreth mesditës dhe pas orës 18:00, çmimet janë në nivelin më të lartë. Nga mesnata e tutje bien.

Lurdes Ferández Ayuverda është masazhatore dhe i duhet të lajë përditë peshqirë dhe rroba të tjera: “Çmimet e larta janë barrë e madhe për mua. Dje më duhej t’i laja rrobat në mesnatë. Në vend që t’i laj menjëherë rrobat dhe peshqirët që përdor për masazhet, më duhet të pres.”

Energji elektrike e decentralizuar

Spanja është vendi më me diell në Evropë. Por vetëm 6% e energjisë së vendit prodhohet nga dielli. Organizata jofitimprurëse Ecooo do ta ndryshojë këtë. Që nga viti 2017 kjo organizatë instalon panele diellore në shtëpi private.

Tani Ecooo do të fokusohet në skema kolektive për të furnizuar me energji të prodhura nga dielli lagje të tëra.

Héctor Pastor, inxhinier pranë Ecooos, thotë se “në këtë mënyrë ne mund të arrijmë një menaxhim më të mirë të energjisë diellore. Sektori energjetik spanjoll është i përqendruar në duart e tri ose katër kompanive. Ata kanë një pikëpamje shumë të centralizuar se si të gjenerojnë energji. Solari është një sistem krejtësisht i ndryshëm, ai është i decentralizuar. Qytetarët mund të marrin pjesë aktive në sektor dhe të kenë kontroll mbi energjinë në shtëpitë e tyre. Sa më shumë të investojmë në energjinë diellore për vetëkonsumim, aq më pak jemi të ekspozuar ndaj situatës së shfrenuar me të cilën po përballemi tani.”

Energji e pastër

Lurdes mezi po pret deri sa panelet diellore të lidhen me sistemin e furnizimit me energji elektrike të ndërtesës ku banon. Ajo ende mund t’i përballojë çmimet e larta të energjisë, por jo për një kohë të gjatë.

“Është kënaqësi kur shoh që energjia e pastër po futet në rrjet. Panelet tona diellore në çati janë kanë nisur nga puna, ata janë aktivë dhe përdorin këtë burim të madh energjie. Nuk kemi ende bateri për të mbledhur energji. Por kur të gjejmë një mënyrë për ta ruajur energjinë kjo do të jetë vërtet pavarësi totale” – thotë Lurdes Fernández Malagón./DW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!