David Beckham është një nga pronarët e Inter Miami, skuadër që garon në MLS, elitën e futbollit amerikan. Ëndrra e madhe e ish-mesfushorit anglez është që të bashkojë dyshen Messi-Ronaldo tek Interi.
Në një prononcim për ESPN, Beckham flet rreth mundësisë që yjet e futbollit botëror të zbarkojnë një ditë në Miami, një qytet fantastik për të zhvilluar vitet e fundit të karrierës futbollistike.
“Kur morëm drejtimin e Inter Miami, e dinim që gjithmonë do të flitej për lojtarët që mund të sillnim këtu. Ronaldo, Messi, Neymar, gjithmonë diskutimet bëhen rreth këtyre emrave.
Nuk mendoj se do të ishte një vendim i vështirë për ta për t’u bashkuar me ne, pasi ky është një vend fantastik. Miami është një qytet që i tërheq yjet e mëdhenj që kanë luajtur në Evropë“, theksoi Beckham. /abcnews.al