Milan arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme kundër Torinos, duke siguruar kështu kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Kuqezinjtë arritën ta barazojnë vetëm në minutat e fundit sfidën dhe më pas e fituan atë 4-2 në kohën shtesë.
Sulmuesi portugez, Rafael Leao, është kthyer në një lojtar të rëndësishëm me paraqitjet e tij për Milanin. 20-vjeçari dhuroi një asist për Ibrahimovic, gol i cili siguroi fitoren e “Djallit”. “Unë gjithmonë kam pas luajtur me Ibrën në Playstation dhe kundër Torinos unë i dhurova një asist në fushë. Vazhdoni të ëndërroni,” ka shkruar Leao në një story në “Instagramin” e tij.
Gjithashtu ka pasur dhe një reagim nga gjiganti suedez pas ndeshjes. Ibrahimovic arriti të shënojë golin e katërt dhe ai nuk nguroi të postojë një foto në rrjetet sociale. 38-vjeçari bashkëngjitur me foton ka dhe një dedikim për tifozët e Milanit. “Unë kurrë nuk jam larguar”, shkruan Ibra duke vërtetuar dhe një herë dashurinë e tij për ngjyrat kuqezi. /abcnews.al
I never left @acmilan pic.twitter.com/WwJUsaTFL0
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) January 29, 2020