Adonis Filipit, regjisori që guxoi të përqafojë herët teatrin modern, vjen në një rrëfim në studion e ‘Pas Mesnatë’ për jetën dhe karrierën e tij.
Në festivalin Skampa është prezantuar gjithmonë me tituj provokues por edhe të thellë, ashtu si edhe këtë herë.
“Është edicioni i 27 është një përvojë e gjatë, dashur pa dashur festivali është i nevojshëm të vijë i larmishëm por edhe i njëjtë. Është një festival I prurjeve të reja, në këtë kontekst për të realizuar përditësimin, temat kanë bujarinë për tu afruar dhe për tu fokusuar në ato produksione që janë të fokusuara për ti sjellë publikut këtë lloj qasje, që është bashkëkohore.
Kjo shtrirje vjen edhe si rezultat i zhvillimeve bashkëkohore të teatrit, ky edicion ishte një ftesë për zgjerimin e kufijve të mendimit, të ndjenjës dhe të përjetimit të artit.
Gjithmonë bazë është vlerësimi i së bukurës, por edhe për të dëshmuar që arti i gjallë është e vetmja forcë për të reflektuar karshi realitetit. Teatri, bashkohet për të mirëpritur ndryshimin”, -thotë ai.

