“Ëndërroj stolin e bardhezinjve, CR7-Juventus martesa perfekte”

schedule14:19 - 18 Prill, 2020

schedule 14:19 - 18 Prill, 2020

Të drejtosh një skuadër të madhe është maksimumi për çdo trajner. Paulo Sousa ka qenë një mesfushor shumë i mirë portugez dhe ka fituar trofe me Benfikën, Juventusin dhe Dortmund. Në Torino luajti dy sezone dhe sot ëndërron të kthehet në stolin e bardhezinjve.

49-vjeçari, i cili drejton aktualisht francezët e Bordeaux, ka zbuluar dëshirën e madhe në një prononcim për Tuttosport, por me një kusht. Në fund një koment për Cristiano Ronaldon, patriotin e tij, dhe kalimin te kampionët e Italisë.

Kam ëndërruar gjithmonë për një ekip që do të më lejonte të stërvisja kampionë dhe të provojë të fitoja tituj. Juventusi është një i tillë, pa asnjë dyshim. Por, nuk do doja kurrë të vijë te Juventusi prej miqësisë time me Andrean (Andrea Agnelli, presidenti i klubit). E di që në disa raste funksionon kështu, por jo për mua.

Do të më pëlqente ta meritoja atë pankinë, do doja që te Juventusi të besojnë se jam në gjendje për të dhënë diçka. CR7? Menjëherë mendova se ishin bërë për njëri-tjetrin kur Juventusi e bleu. Si lojtari dhe klubi, kanë të njëjtën kulturë pune, të njëjtin mentalitet, të njëjtin organizim dhe objektiva: fitoren. Do të thosha që është një ‘martesë’ e përsosur”, deklaron trajneri portugez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!