Risi në listën e kombëtares për ndeshjet me Turqinë dhe Moldavinë. Taulant Seferi është ftuar për herë të parë në kombëtare dhe kjo është një ëndërr e realizuar për sulmuesin e huazuar nga Young Boys te Xamax.
Seferi ditën e sotme ka marrë mesazhe të shumta urimi dhe lojtari ka dëshirë t’i falënderojë të gjithë dhe të shprehë emocionet pas ftesës që ka marrë për të veshur fanellën e kombëtares shqiptare.
“Faleminderit të gjithëve që gjetët kohë të më shënoni, të më telefononi. Zgjedhjen time nga trajneri Edi Reja e pranova me gjithë qejf. Jam shumë i lumtur dhe më në fund ëndrra ime po bëhet realitet. Do jem gjithmonë për kombin tim”, shkruan djaloshi nga Kumanova në faqen e tij në “Facebook”. /abcnews.al