Ende në arrati autori i plagosjes së 23-vjeçarit në Tiranë, policia i gjeti në banesë 10 gramë “të bardhë”

schedule11:53 - 24 Gusht, 2022

schedule 11:53 - 24 Gusht, 2022

Policia e Tiranës ka ndaluar vëllanë e autorit të dyshuar për plagosjen e fqinjit të tij mbrëmë në zonën e Alliasit në Tiranë. Burime nga “blutë” e kryeqytetit thanë se ai është ndaluar për moskallëzim krimi.

Autori i dyshuar, 49-vjeçari Albert Ostreni është ende në kërkim nga policia. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti edhe një sasi rreth 10 gramë kokainë.

Ostreni qëlloi mbrëmë me armë zjarri fqinjin e tij 23-vjeçar Renaldo Mejdani, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet që plagosja të ketë ndodhur pas një grindjeje të çastit.

Burime nga hetimi i thanë ABC se 49-vjecari Ostreni ishte përdorues dhe shpërndarës kokaine, ndaj nuk përjashtohet mundësia që në momentin kur kreu krimin të ketë qenë i droguar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!