I ka kaluar të tetëdhjetat, por Aledin Tabaku nuk ka pushuar asnjë moment së pikturuari.
Në telajo, këtë periudhë të vitit preferon më së shumti të hedhë imazhe të natyrës e copëza jete nga qyteti ku jeton, Kukësi.
E gjejmë duke pikturuar bulevardin e qytetit, por thotë se kjo është ndryshe nga punët e tjera të tij.
Profesor Aledini, siç të gjithë e njohin dhe i thërrasin tregon se nuk pikturon nëse nuk ndjen emocion.
Punimet e para i ka realizuar në moshë të vogël, afro 10 vjeç.
Kujtimet dhe emocionet e çeljes së ekspozitës së parë i ka ende freskëta. Tregon se punimet ngjallën kuriozitet të banorët e Kukësit të vjetër.
Një gjini e dashur për të është kompozimi edhe pse kërkon vëmendje e shumë përkushtim.
Ka një karrierë të gjatë e të bukur në krijimtari, por sigurisht në 60 vite jo çdo gjë ka shkuar mbarë e pa probleme. Në komunizëm tregon se çdo punë kontrollohej në detaje nga komisionet e posaçme.
Për profesor Aledinin, arti është jo vetëm ushqim për shpirtin, por edhe mundësi për t’u larguar nga rutina dhe ngarkesat e pakëndshme të jetës./abcnews.al