Tirana nesër luan ndaj Skënderbeut në “Selman Stermasi”, duke nisur nga ora 13:45. Para kësaj ndeshje në konferencë për shtyp foli sulmuesi i bardhebluve, Elton Cale, i cili sapo është kthyer pas rikuperimit nga dëmtimi në shpatull, që e shoqëroi në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar.
“Ka qenë një kohë të gjatë jashtë fushave. Nuk jam gati për të dhënë 100%. Për 1-2 ndeshje mund të jem gati. Shumë lojtarë kanë ikur. Të gjithë e dinë këtë. Kur ke shumë ndryshime, nuk është e lehtë. Unë dhe Çelhaka kemi munguar. Gjysma e ekipit ka ndryshuar. Besoj se do ta marrim veten shumë shpejt.
Me Skënderbeun kam kujtime të bukura. I kam shënuar supergol trajnerit tonë Shehi. Kam 3 vite në Shqipëri. Tani është ndryshe. Duhet të jemi 100% që të fitojmë. A ia kujtoj Shehit golin kundër tij? Mendoj se e mban mend mirë”, u shpreh Cale. /abcnews.al