Ende jashtë funksionit sistemi TIMS në Doganën e Bllatës, puna vijon me regjistra

schedule12:31 - 11 Shtator, 2022

schedule 12:31 - 11 Shtator, 2022

Sulmi kibernetik që dëmtoi sistemin TIMS, ka shkaktuar vonesa të përpunimit të mjeteve dhe pasagjerëve edhe në Doganën e Bllatës në Peshkopi, në kufirin me Maqedoninë e Veriut.

Sipas autoriteteve kufitare ka pasur ngarkesa të herë pas hershme, por nuk ka pasur radhë të gjata.

Deri në orën 12:00 të ditës së sotme, regjistrimi i pasagjerëve dhe mjeteve  ka vijuar manualisht me dorë me regjistra, por nuk pa pasur radhë të gjata.

Sipas autoriteteve kufitare në Doganën e Bllatës në më pak se 24 orë janë përpunuar rreth 2230 kalimtarë shqiptarë dhe të huaj, në hyrje dhe në dalje, ndërsa janë regjistruar rreth 840 mjete.

Regjistrimi vijon ende me regjistra me dorë./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!