Ende i “ngrirë” Rinasi, anulohen fluturimet

schedule08:29 - 8 Prill, 2021

schedule 08:29 - 8 Prill, 2021

Aeroporti i Rinasit vijon të jetë i bllokuar, si pasojë e grevës së punonjësve të AlbControl që merren me kontrollin ajror. Së fundmi Tirana International Aeroport  ka njoftuar në faqen zyrtare anulimin e fluturimeve të paradites së sotme.

Ndërkohë 28 kontrollorë të cilët prej disa ditësh kanë bllokuar punën, janë shoqëruar në polici. Nga ana tjetër Prokuroria ka nisur hetimet për sa i përket bllokimit të fluturimeve.  Me grevën e 65 kontrollorëve të Albcontrol është pezulluar puna në Rinas, duke ndërprerë kështu fluturimet hyrëse dhe dalëse nga i vetmi aeroport ndërkombëtar që ka vendi ynë.

E gjitha nisi pas kërkesës së disa punonjësve të cilët pretendonin se janë të paaftë në punë. Më tej të gjithë kontrollorët iu bashkuan atyre duke kërkuar rikthimin e pagës në gjendjen fillestare. Kjo ka sjellë qëndrime të forta politike ku qeveria akuzon opozitën se ka nxitur kontrollorët të bllokojnë punën në mënyrë që në vendin tonë të mos vijnë vaksinat anticovid, ndërsa nga ana tjetër opozita hedh akuza ndaj qeverisë duke pretenduar se nuk po merren parasysh kërkesat e kontrollorëve. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!