Ende herët për të shpallur fitoren e pandemisë, 4 strategjitë që duhen të ndiqen

schedule10:01 - 7 Maj, 2021

schedule 10:01 - 7 Maj, 2021

Nga Stephen Morrison, Heidi J.Larson and Katherine E. Bliss, The Hill

Me zhvillimin dhe shpërndarjen e suksesshme të vaksinave të reja, Shtetet e Bashkuara kanë shpresa që faza akute e pandemisë SARS-CoV-2 do të përfundojë së shpejti.

Për sa i përket premtimit të Joe Biden në 100 ditët e tij të para, më shumë se 99 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht (30 për qind e të gjithë popullsisë), dhe më shumë se 143 milion (43 për qind të të gjithë popullsisë) kanë marrë dozën e parë të vaksinës  kundër COVID-19.

Popullsia me ngjyrë, latine dhe amerikane vendase dikur skeptike për vaksinat, sot janë më të gatshëm se kurrë për tu vaksinuar. Në një zhvillim tjetër pozitiv, platformat e mediave sociale kanë bërë deklarata publike për të informuar sa më mirë popullin dhe për të zvogëluar skepticizmin lidhur me vaksinat.

Në të njëjtën kohë, qeveria amerikane dhe aleatët e saj janë bërë më agresive në ndjekjen dhe kundërveprimin e fushatave dezinformuese në internet të Rusisë dhe Kinës që synojnë të minojnë besimin te vaksinat perëndimore.

Sidoqoftë, besimi i popullit  – tek vaksinat, autoritetet dhe shkenca  vazhdon të jetë i ulët. Dhe nevojitet më shumë për të luftuar dezinformimin. Mbi një e treta e republikanëve dhe 28 përqind e ungjillorëve të bardhë kanë deklaruar se nuk do të vaksinohen.  Gjithashtu gjysma e republikanëve meshkujt kanë thënë se nuk do të vaksinohen, raporton abcnews.al

Në planin ndërkombëtar, ka ende shumë punë për të bërë për të rifituar  besimin e popullit. Pezullimi i AstraZeneca në vendet europiane dhe i vaksinës Johnson & Johnson në SHBA thelloi edhe më shumë hendekun në besimin e vaksinave.

Shtetet e  Bashkuara duhet të rifitojnë besimin te populli  dhe  mbështetjen e  partnerëve  vendas dhe ndërkombëtarë, dhe për ta arritur këtë nevojiten disa pika kyçe:

-Risi. Vaksinat  duhet të jenë një paketë së bashku me shërbime të tjera shëndetësore dhe sociale që adresojnë ndikimet negative ekonomike që kanë lënë miliona të papunë dhe të paaftë për të përballuar kushtet më minimale të jetës.

Bashkëpunimi midis platformave kryesore të mediave digjitale dhe komuniteteve mjekësore dhe shkencore mund t’i japë fund përhapjes së  lajmeve të rreme dhe të rrisë besimin te vaksinat.

Angazhimi me sektorët kryesorë socialë dhe ekonomikë përtej shëndetësisë. Nevojiten më shumë bashkëpunime në të gjithë institucionet arsimore, bizneset, ofruesit e kujdesit shëndetësor, sektorin e bujqësisë dhe sigurisë, zbatimin e ligjit dhe komunitetet ushtarake për të angazhuar komunitetet përkatëse  rreth vaksinave.

-Ndikimi global i SHBA-së mund të shfrytëzohet për të formuar një qasje të koordinuar ndërkombëtare për të adresuar shqetësimet e përbashkëta të besimit të vaksinave dhe zbutjen rreth dezinformatave. Rastet e shumta rreth  besimit të vaksinave dhe keqinformimit janë çështje të sigurisë globale që duhet të përfshihen sistematikisht në bisedat e nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit të KB, G7 dhe G20, Quad (Shtetet e Bashkuara, India, Japonia dhe Australia) dhe SH.B.A. -Marrëdhënia transatlantike europiane.

Bota duhet të jetë e vetëdijshme se ka ende shumë punë për të bërë në mënyrë që njerëzit të pranojnë të vaksinohen, duke i dhënë fund ndikimeve negative rreth vaksinave. Në këtë mënyrë do të rrisim nivelet e vaksinimit duke i dhënë fund Covid-19 dhe varianteve të rrezikshme. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al