Enca Haxhia ka ditur edhe njëherë sesi të tërheqë vëmendjen e fansave të saj. Këngëtarja shfaqet gjithmonë tejet provokuese por së fundmi, ka publikuar një fotografi ku shfaqet tërësisht e zhveshur.
Enca ka pozuar nudo ndërsa është “fshehur” pas një shkëmbi në plazh. “M’u duk e lezetshme, por mund ta fshij më vonë”, ka qenë mbishkrimi me të cilin e ka shoqëruar foton.
![]()
Një ditë më parë, ajo u bë objekt bisede pas një fotoje provokuese që postoi krah një djali misterioz. Megjithatë, këngëtarja nuk bëri me dije nëse personi në fjalë ishte partneri i saj apo thjesht pjesë e klipit më të ri.
/abcnews.al

