Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Vritet me armë 21-vjeçari shqiptar në Suedi

schedule13:15 - 23 Prill, 2026

schedule 13:15 - 23 Prill, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Helsingborg, Suedi, ku një 21-vjeçar shqiptar, ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Ngjarja është regjistruar pak para mesnatës, të kësaj të enjteje, duke mobilizuar menjëherë autoritetet vendore, të cilat rrethuan zonën dhe nisën hetimet për të sqaruar rrethanat.

Gjatë sulmit, është plagosur gjithashtu një vajzë rreth 25 vjeçe, që ndodhej në shoqërinë e viktimës. Sipas policisë suedeze, deri në këto momente nuk ka persona të identifikuar apo të ndaluar lidhur me ngjarjen, ndërsa hetimet po zhvillohen në disa drejtime.

Raportimet nga mediat suedeze dhe shqiptare bëjnë të ditur se viktima është Mateo Llupi, 21 vjeç, me origjinë nga Fier, i cili prej vitesh jetonte në Suedi së bashku me familjen.



Ndërkohë, trupi i të ndjerit është dërguar në Shqipëri dhe ka mbërritur në Fier, ku familja Llupi ka hapur dyert e mortit. Ceremonia e varrimit pritet të zhvillohet ditën e premte.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!