EMRI/ Vodhi 105 milion lekë tek minibashkia, kush është inxhinieri që OFL i dërgoi formularin

schedule14:05 - 21 Maj, 2020

schedule 14:05 - 21 Maj, 2020

OFL i dërgoi sot formularin e deklarimit të pasurisë Dorian Lecit, i dënuar më parë për veprën penale “vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Leci bëri bujë me vjedhjen e 10.5 milion lekëve të reja nga arka e minibashkisë nr.5 të Tiranës në vitin 2013.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 19 mars të vitit 2013, kur dy persona të identifikuar më pas nga policia si Dorian Leci dhe Orion Midha. Leci, në atë kohë 37 vjeç ishte me detyrë Inxhinier ndërtimi tek minibashkia nr.10 dhe Midha, ish-shofer i kësaj minibashkie.

Duke siguruar një çelës të arkës nga financierja e Njësisë nr.5.

Me çelësin në duar, Leci dhe Midha nuk patën problem të hapnin arkën pasi kaluan duke rrahur rojën e objektit.

Zbulimi

Disa javë pas vjedhjes së 10.5 milion lekëve, një pjesë e parave, u depozituan në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Policia sekuestroi në atë kohë në cilësinë e provës materiale rreth 25 milion lekë të vjetra, nën siglën e Thesarit të Shtetit dhe të një banke të nivelit të dytë në Tiranë, nga ku ishte tërhequr shuma e parave nga financierja e Njësisë Nr.5 Tiranë, Ermonela Hekuri.

Sipas policisë, tre personat e lartpërmendur kanë organizuar të gjithë skemën e grabitjes me dhunë të 105 milionë lekëve të vjetra.