Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Vetëplagoset me armë zjarri, vihet në pranga 26-vjeçari

schedule08:29 - 4 Qershor, 2020

schedule 08:29 - 4 Qershor, 2020

Një i ri  është vetëplagosur me armë zjarri në Kurbin. Mësohet se 26-vjeçari Armond Marashi është paraqitur rreth orës 23:15 së të mërkurës në spitalin e Kurbinit për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se rreth orës 21:30, Marashi është vetëplagosur në këmbën e djathtë me armë zjarri. Po ashtu rezulton se 26-vjeçari është pa precedent penal.



Në vijim të veprimeve Policia e Kurbinit ka bërë arrestimin e A. M., për “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 23:15 të mbrëmjes së djeshme, në spitalin e Kurbinit është paraqitur për ndihmë mjekësore një 26-vjeçar, i cili ishte plagosur me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe nga  hetimet rezultoi se 26-vjeçari ishte vetëplagosur aksidentalisht në këmbë, me armë zjarri, në banesën e tij.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma tip pistoletë, më të cilën është vetëplagosur ky shtetas.

Në vijim të veprimeve, Policia e Kurbinit ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!