EMRI/ U kap në një fermë kanabisi, dënohet 27 vjeçari shqiptar në Britani

schedule18:34 - 28 Korrik, 2021

schedule 18:34 - 28 Korrik, 2021

Një shqiptar është dënuar me dy vite burg pasi u kap në një  shtëpi bari në Britani.

Mediat britanike bëjnë me dije se shtetasi i dënuar është shqiptari Gani Muca, i cili jetonte në një dhomë  në banesën trekatëshe, ndërsa në të gjitha dhomat e tjera kultivohej kanabis.

27-vjeçari shqiptar u tha oficerëve se ai kishte jetuar në pronë për tre javë pasi kishte rënë dakord të kujdesej për bimët narkotike. Ai u shpreh se ai ishte paguar 80 paund në javë për ushqim dhe i ishte ofruar një pjesë e fitimeve nga shitja e kanabisit.

Ndër të tjera 27 vjeçari ka deklaruar se kishte qenë aty që nga muaji shkurt dhe kishte hyrë lirisht në territorin britanik. Ai u deklarua fajtor për prodhim të lëndëve narkotike.

Droga e mbjellë në banesën trekatëshe nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 70 mijë pafundëve.e.su/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!