Një 38 vjeçar nga Saranda është arrestuar për shitje të lëndëve narkotike. Policia i gjeti Guximtar Mustafajt një sasi lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kanabis pas një kontrolli në makinën e tij. Droga ishte e ndarë në doza me qëllim shitjen në zona të ndryshme të qytetit bregdetar.
Dozat e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me dy celularë. Policia ka njoftuar se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për të kryer veprimet e mëtejshme./abcnews.al