EMRI/ U arratis nga burgu grek, shqiptari kapet me 5.5 kg heroinë në Athinë

schedule09:46 - 14 Korrik, 2020

schedule 09:46 - 14 Korrik, 2020

Një 43 vjeçar shqiptar nuk është mjaftuar me arratisjen nga burgu grek duke shijuar lirinë.

Përveç kësaj, ai i është futur trafikut të lëndëve të forta narkotike duke bërë që policia t’i vihet pas.

Mediat greke raportojnë se Agim Margegaj ishte i dënuar me 35 vite burg në Greqi, por u arratis nga burgu duke u marrë me trafik të lëndëve narkotike.

Ai u kap më datë 10 korrik në Artemida të Athinës me 5.5 kilogram heroinë, 1 peshore elektronike dhe 1 050 euro.

Sipas hetimeve, droga kishte ardhur nga Shqipëria dhe policia greke është në kërkim të një furgoni tip “Benz” që dyshohet se kishte kaluar nga Kakavija.

Margegaj rezulton i kërkuar në Greqi pasi kishte marrë leje nga burgu dhe nuk ishte kthyer.

Ai vuante dënim me burgim të përjetshëm për vrasje me dashje, tentativë vrasje më shumë se njëherë, grabitje në bashkëpunim me shumë së njëherë, armëmbajtje pa leje dhe përdorim arme.

Gjithashtu ai rezulton i kërkuar në Shqipëri, i dënuar me 35 vite burg për vrasje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!