EMRI/U aksidentua mbrëmjen e djeshme në aksin Lezhë-Milot, humb jetën 34 vjeçarja

schedule18:37 - 21 Prill, 2021

schedule 18:37 - 21 Prill, 2021

34 vjeçarja e aksidentuar një një ditë më parë në superstradën Lezhë-Milot, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Elisabeta Gjopalaj, edhe pas përpjekjes së shumë qytetarëve për të dhuruar gjak nuk ka mundur që të mbijetojë plagëve, ajo ka ndërruar jetë pas 24 orësh në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

34 vjeçarja Gjopalaj ka qenë punonjëse e protokollit në Bashkinë Lezhë. Si pasojë e aksidentit të rëndë, ajo kishte marrë shumë dëmtime, ndërsa ne makine me te ka qene edhe një pasagjere.

LEXO EDHE: “Range Rover-i” merr para një automjet afër rrugës së Shëngjinit, plagosen dy vajza

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të rrugës së Shengjinit mjeti tip “Range Rover” me drejtues shtetasin K.S.,është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen E.Gj.,dhe pasagjere D.Gj.,ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje është shoqëruar në polici shtetasi K.S.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!