Një 37 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle në aeroportin e Manisës në Valencia. Vullnet Daci, i njohur me pseudonimin “Ledi”, ishte në kërkim nga Italia pasi kishte arritur të largohej nga shtëpia në Modugno vitin e kaluar, duke thyer byzylykun elektronik të vendosur nga Gjykata e Barit.
37-vjeçari, i njohur nga autoritetet për armë dhe drogë, ishte arratisur në Francë. Pasi përgjuan lëvizjet e të arratisurit, policia nga e gjithë zona Shengen e arrestoi atë në aeroportin e Manises. Vullnet Daci, pas kthimit në Itali, do të duhet të vuajë dënimin me 5 vjet e 11 muaj burg./abcnews.al