EMRI/ Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen nga Italia 2 persona

schedule11:42 - 10 Shtator, 2020

schedule 11:42 - 10 Shtator, 2020

Janë ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë, 2 shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sikurse bëhet me dije, është ekstraduar nga Milano, shtetasi shqiptar Juljan Dama, 31 vjeç. Dama ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar nga Gjykata e Apelit Durrës, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ai u kap në vitin 2016, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë, në shtëpi të braktisura në zonën e Manzës, Durrës, ka përgatitur për shitje lëndë narkotike të llojit cannabis sativa. Pas kontrolleve në këto ambiente u sekuestruan rreth 302 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, është ekstraduar nga Italia shtetasi shqiptar G. D. (Z.), 43 vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vitin 2019 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar per kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

43-vjeçari, në bashkëpunim më 4 shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grup personash, në pjesën e jashtme të një lokali në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë” në vitin 2019.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!