EMRI/ Shqiptari i arrestuar nga operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali

schedule10:35 - 23 Shkurt, 2021

schedule 10:35 - 23 Shkurt, 2021

Detaje të reja mësohen nga operacioni kundër trafikut të drogës në Milano. Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se Rosman Sulo është shqiptari i arrestuar ditën e sotme në Fier.

Lexo edhe: Trafik ndërkombëtar droge, policia italiane godet 2 organizata kriminale, mes tyre edhe shqiptarë

Mësohet se Sulo në bazë të përgjimeve të bëra nga autoritetet italiane kishte rolin e bashkëpunëtorit, për sigurimin e transportimit të lëndës narkotike drejt Italisë.

Nga ky operacion u goditën dy organizata të ndryshme kriminale të cilët importonin sasi të mëdha kokaine, hashash dhe marijuanë në Lombardi për t’i shpërndarë me tej në rajone të ndryshme të Italisë.

Si prova materiale në këtë operacion u sekuestruan 3 kompani biznesesh, 2 godina, 3 motorra të llojit scooter dhe 9 automjete luksoze.

Hetimet janë zhvilluar nga skuadra e anti-mafias në Milano, ndërkohë që në operacionin e sotëm, kanë bashkëpunuar edhe autoritetet e policisë shqiptare.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!