Vangjel Rika është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi shiste drogëra të forta, kryesisht kokainë, të ndarë në doza në disa zona të qytetit.
“V. R., 42 vjeç, banues në fshatin Goranxi, Dropull, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në afërsi të fshatit Goranxi, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. R. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza”, njofton policia./abcnews.al