EMRI/ Shiste doza kanabisi, arrestohet 27-vjeçari në Lezhë

schedule13:06 - 6 Qershor, 2024

schedule 13:06 - 6 Qershor, 2024

Orsion Kolaj ka përfunduar në prangat e policisë. Mësohet se 27-vjeçari është kapur në flagrancë duke shitur kanabis të ndarë në doza.

Sakaq, lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Vijon zbatimi i masave në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”.

Goditet një rast i shitjes së cannabisit, në doza.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 27-vjeçari Orsion Kolaj që shiste dozat e cannabisit.

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, që iu gjet këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik.

Në vijim të kontrolleve që kryhen në të gjithë territorin e qarkut, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në Shëngjin, i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një automjeti, shtetasit O. K., i dyshuar për shitje të dozave të cannabisit.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë të doza të gatshme për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi O. K., 27 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!