Emri/ Sherr me thika në Elbasan, plagoset një 33-vjeçar

schedule00:03 - 3 Gusht, 2022

schedule 00:03 - 3 Gusht, 2022

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qytetin e Elbasanit në lagjen 28 nëntori, ku ka mbetur i plagosur një 33-vjeçar.

Burime për Abc bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur Olsi Dervishaj. Menjëherë pas ngjarjes Dervishaj është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku i është dhënë ndihma mjekësore.

38-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes dhe ka ngritur pika kontrolli në të gjithë qytetin dhe po punon për kapjen e tij.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!