Një person me profesion elektriçist humbi jetën si pasojë e një incidenti duke punuar. Sipas policisë, 32-vjeçari Ylli Boba është rrëzuar nga shtylla teksa po punonte në fshatin Koshavicë të njësisë administrative Shupenzë.
Ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por ndërroi jetë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al