Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Fier, ku një 50 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në orën 06:00 në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, ku burime për Abc News bëjnë me dije se viktima është Ahmet Toska.
Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e autorit të kësaj ngjarje.
Uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.
Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier./abcnews.al