EMRI/ Ndërron jetë i dënuari i parë me Covid nga burgu i Drenovës, ishte shtruar te “Shefqet Ndroqi”

schedule12:48 - 9 Shtator, 2020

schedule 12:48 - 9 Shtator, 2020

Ka ndërruar jetë një i burgosur i cili vuante dënimin në burgun e Drenovës në Korçë.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Burgjeve kanë raportuar për gazetaren e ABC News, Xhensila Kodra se i dënuari ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, disa ditë më parë.

Ai është transferuar ne Covid 2 për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë dy ditë më parë, rreth orës 19:00.

Viktima Caush Banaj, 73 vjeç, ka qenë i dënuar për vrasje ndërsa mësohet se ka patur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

LEXO edhe: EKSKLUZIVE/ Vazhdon përhapja e Covid, zbardhet mënyra si u infektua “burgu i sigurisë së lartë” në Drenovë

Ndërkohë ka rezultuar i infektuar edhe djali i tij, Enkelejd Banaj, i cili edhe ai vuan dënimin në këtë burg për vrasje.

Sakaq, mësohet se 7 prej të infektuarve në burgun e Drenovës kanë mbërritur ditën e sotme në burgun e Shën Kollit në Lezhë, ky i fundit tashmë është vënë në dispozicion të të burgosurve me Covid-19.

Në strukturën e posaçme të burgut të “Shën Kollit”, aktualisht janë gjithsej 16 persona aktivë që vuajnë dënimin, të cilët janë asimptomatik.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!