Gjykata e Sanremos në Itali ka dënuar me 2 vite e 2 muaj burg shqiptarin Ervis Shaba pasi mori peng dhe rrahu për disa minuta fqinjin e tij Italian gushtin e vitit të shkuar.
Siç raportojnë mediat italiane, ngjarja ndodhi pas një sherri mes fqinjësh, ku më pas Shaba ka shkuar dhe e ka futur me dhunë italianin në shtëpi duke e goditur disa herë.
Krahas burgut, ai duhet të paguajë edhe një dëmshpërblim financiar prej 8 mijë eurosh ndaj fqinjit të tij. /abcnews.al