EMRI/ Ky është personi që sulmoi seksualisht alpinisten në qendër të Pejës

schedule22:06 - 30 Shtator, 2022

schedule 22:06 - 30 Shtator, 2022

Flori Beqiraj dyshohet se është personi që shihet në video duke e sulmuar seksualisht alpinisten Mrika Nikçi në qendër të Pejës.

Kjo është konfirmuar nga burimet e Gazetës Express.

Nikçi përmes një video të publikuar në Facebook shfaqi momentin kur ajo sulmohet seksualisht.

Nikçi ka njoftuar se ky sulm ka ndodhur në qytetin e Pejës, më 27 shtator, 2022.

“Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht! Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer  me paramendim nga personi F.B, anëtarë i  një familje të njohur në  qytetin e Pejës”, ka shkruar ajo.

Alpinistja ka thënë se është në gjendje të rëndë emocionale.

Flori Beqiraj është arrestuar dhe ndaj të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh si i dyshuar për veprën penale “sulm seksual”. Ndaj tij, Prokuroria Themelore në Pejë pritet të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Pejë. /Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!