Shok i ngushtë i Vis Martinajt, kush është biznesmeni që u vra në Laç

schedule23:59 - 30 Maj, 2020

schedule 23:59 - 30 Maj, 2020

Është mësuar emri i viktimës nga të shtënat me armë në Laç.

Viktima është Bujar Lika, 37 vjeç, i njohur si shoku i ngushtë i Ervis Martinajt, biznesmenit që u bë i njohur prej lojërave të fatit.

Ndërkohë, nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dy persona, Paulin Gjergji dhe Kreshnik Tusha.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sheshin e një hoteli, ku një person ka qëlluar me armë.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi rrethanat e plota të saj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!