Një ngjarje e rëndës është regjistruar pasditen e sotme në Bathore të Tiranës në rrugën “Apollonia”.
Bëhet me dije se një person ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij pas një konflikti të çastit.
Burime per ABC News kane njoftuar se Agron Tanushi, gjatë një konflikti në banesë, ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen Jetmira Hasani.
Sakaq nuk dihen ende rrethanat e kësaj vrasje ndërsa policia ka njoftuar se po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes ndërkohë që ka shpallur në kërkim autorin.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa rrethanat janë ende të paqarta.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.
Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
N.D./abcnews.al