Një 29-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Kurbin, pasi kishte përshtatur lokalin e tij për të luajtur Poker. Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë gjashtë persona, të cilët u kapën në flagrancë duke luajtur.
Mësohet se në prangat e policisë ka rënë shtetasi Renato Veseli.
Gjatë aksion it policor u sekuestruan 1 tavolinë për Poker, sende të tjera të kësaj loje dhe një shumë parash (në lekë dhe në euro) e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.