Saimir Cami, 29-vjeç është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për trafik droge.
Mbrëmjen e kaluar gjatë kontrolleve në territor, në Cava në San Felice a Cancello, agjentët vunë re shqiptarin i cili po kontrollonte një vrimë në mur.
Hetuesit dyshues vazhduan kontrollin dhe konstatuan se 29-vjeçari kishte fshehur brenda vrimës kokainë me peshë 8 gram.
Policia më pas ka ushtruar kontroll në shtëpinë e tij dhe i riu është shoqëruar në zyrat e komisariatit për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike.”/Abcnews.al/