EMRI/ Kapet me armë zjarri , arrestohet një person në Lezhë

schedule10:15 - 27 Gusht, 2021

schedule 10:15 - 27 Gusht, 2021

LEZHË – Mark Lleshi, banues në fshatin Kallmet të Lezhës është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet për armë mbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri automatik me 2 krehra, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kallmeti”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, një armë gjahu dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që mbajnë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “ Kallmeti”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-Mark Lleshi, banues në fshatin Kallmet, Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri automatik me 2 krehra, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!