EMRI/ Kanosi me thikë dhe grushtoi një shtetas për t’i marrë paratë, arrestohet 49-vjeçari në Lushnje

schedule09:27 - 25 Janar, 2023

schedule 09:27 - 25 Janar, 2023

Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Lushnje pasi ka kanosur me thikë dhe goditur me grushte një qytetatar për t’i marrë paratë.

Shtetasi Ilir Elmazi akuzohet për veprën penale “Shrëngimi me anë të kanosjes osë dhunës për dhënien e pasurisë”.

Njoftimi:

Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. E., 49 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka goditur me grushte, një shtetas, për dhënien e një shume parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!