EMRI/ I përfshirë në trafik droge, AMP ndalon Kryekomisarin në Korçë. Balla: Do të intensifikohet procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit

schedule18:56 - 30 Nëntor, 2023

schedule 18:56 - 30 Nëntor, 2023

Një Kryekomisar, me detyrë Shef i Sektorit te Sherbimeve te Kufirit ne Drejtorine Vendore te Kufirit dhe Migracionit Korçë është ndaluae pasy dyshohet se është përfshirë në trafik droge.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi se drejtimi i ri AMP dhe forcimi i bashkëpunimit me agjencive e tjera ligjzbatuese si SHISH, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK do ta intensifikojnë procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit.

“Kur unë mora detyrën u shpreha se një rrënjë kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka një mundësi të vetme të korret, pa një shef komisariati që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur. Sapo është ndaluar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore një Kryekomisar, me detyrë Shefi i Sektorit te Sherbimeve te Kufirit ne Drejtorine Vendore te Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për pëfshirje në “Trafikim të narkotikëve”.

Përgëzoj Agjensinë e Mbikqyrjes Policore për dokumentimin e plotë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Korçë.

Shpreh besimin se drejtimi i ri AMP dhe forcimi i bashkëpunimit me agjencive e tjera ligjzbatuese si SHISH, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK do ta intensifikojnë procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit.  Përgëzime dhe vetëm përpara!”, shkroi Balla në Facebook.

ABC News mëson se i ndaluari është Kryekomisari Stilian Pasho.

Dyshohet se Kryekomisari me veprime konkrete e të drejtpërdrejta, duke shfrytëzuar pozicionin në DVKM Korçë, në intervale të ndryshme kohore dhe së fundmi në datë 27.11.2023 ka favorizuar shtetasin Lorenc Lika të kalojë kufirin në PKK Kapshticë pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në automjet, si dhe duke urdhëruar vartësit për mos kryerjen e kontrollit në mjetin e tij.

Në lidhje me këtë procedim penal është bashkëpunuar ngushtësisht edhe me homologët e Policisë greke nëpërmjet Pikës së Bashkëpunimit Policor Greqi – Shqipëri, e si rezultat i këtij bashkëpunimi është bërë e mundur kapja e 26 kg lëndë narkotike në shtetin grek./abcnews.al