Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Emri i kryetarit të “Bashkë Fitojmë”/ Mero Baze: Demokratët nuk duan të përfaqësohen nga Meta

schedule20:23 - 19 Prill, 2023

schedule 20:23 - 19 Prill, 2023

Analisti Mero Baze thotë se demokratët nuk duan të përfaqësohen nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke pasur emrin e tij si kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 majit.

Në një intervistë për ABC News, Baze u shpreh se Meta dhe Berisha kanë bërë përpjekje që emri i asnjërit prej tyre të mos jetë në fletën e votimit.

“Ajo që është shumë evidente, është fakti që vetë elektorati që mbështet Sali Berishën në opozitë, është i ndërgjegjësuar për dëmin që i shkakton identifikimi me Ilir Metën dhe po bëjnë përpjekje nga të dyja drejtimet. E para, që të mos përfaqësohen nga Ilir Meta. Komisioneri iZgjedhjevbe i ka ndihmuar ata në mënyrë ligjore, duke e lënë herën e parë që ata të mos përfaqësohen nga emri i Ilir Metës.

KAS ka vendosur sot me të drejtë që në fletën e votimit të jetë emri i Ilir Metës, për shkak se kodi elektoral e përcakton shumë qartë. Përpjekja e dytë e Berishës për të hequr fare siglat e koalicionit, ka të bëjë jo vetëm me Ilir Metën, por më shumë me siglën e Partisë Demokratike, për të cilën ai dyshon se duke qenë nën fletën e votimit, shumë demokratë do të gënjehen dhe do të votojnë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!