EMRI/ I dënuar për vrasje, ekstradohet nga Kroacia drejt vendit tonë 28-vjeçari nga Lushnja

schedule12:12 - 28 Mars, 2021

schedule 12:12 - 28 Mars, 2021

Këtë të dielë është ekstraduar nga Kroacia drejt vendi tonë,  një 28 vjeçar i dënuar për vrasje.

Policia bën me dije se shtetasi Xhino Aliço, lindur në Lushnjë, është dënuar me 13 vite burg për vrasje me dashje mbetur në tentativë.

Në vitin 2016, Aliço bashkë me babain e tij, i riu ka qëlluar me thikë dhe sende të fort shtetasin J. S., duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda në trup dhe në kokë.

Aliço ka qenë anëtar i bandës famëkeqe të Lushnjës, të drejtuar nga Aldo Bare.

Njoftimi i plotë:

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit për evidentimin, lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Nga Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Kroacia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Xhino Aliço, 28 vjeç, lindur në Lushnjë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë me vendimin e datës 10.03.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 13 vjet e 6 muaj burg, për  veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, vendim i cili u la në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 29.05.2020.

Përmbledhja e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 11.06.2016, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, shtetasi Xhino Aliço në bashkëpunim me babain e tij, shtetasin A. A., kanë  plagosur me thikë dhe sende të forta, shtetasin J. S., duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda në trup dhe në kokë.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!