Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi ishte dënuar me 3 vjet, 7 muaj e 15 ditë burgim. Festim Omeri nga Prrenjasi rezulton i dënuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Në vitin 2019, Omeri ka kanosur një shtetasi për t’i marrë shuma parash. Gjithashtu, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, gjatë hetimit të çështjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al