Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ I dënuar me 20 vite burg për vrasje, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari

schedule16:08 - 3 Shkurt, 2022

schedule 16:08 - 3 Shkurt, 2022

Është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë, Elvison Dimo. 45-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

Dimo është i dënuar me 20 vite burg nga gjykata e Fierit në vitin 2009. Ekstradimi i tij është bërë nga Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet greke.

Ngjarja ka ndodhur më 31 korrik 1997, kur Dimo ka vrarë me armë zjarri Sabri Bregasi. Shkak është bërë një borxh prej 2 mijë dollarë që viktima i kishte babait të autorit.

Njoftimi i plotë:

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohet nga Greqia drejt vendit tonë, 45-vjeçari i dënuar me 20 vjet burgim.

Nga specialistët e Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët grekë, u bë arrestimi në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Elvison Dimo, 45 vjeç.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Në vitin 1997, në Patos, Fier, shtetasi Elvison Dimo ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. B.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!