EMRI/ I dënuar me 11 vite burg, kapet dhe ekstradohet drejt Italisë 51-vjeçari

schedule13:09 - 11 Shkurt, 2022

schedule 13:09 - 11 Shkurt, 2022

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Interopl Tirana kanë arrestuar një 51-vjeçar me qëllin ekstradimin e tij drejt Italisë. Sipas uniformave blu është vënë në pranga Gentian Deda, 51 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Durrës.

Arrestimi i tij është bërë për llogari të drejtësisë italiane. 51-vjeçari rezulton i dënuar nga gjykata e Milanos me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg për veprën penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Durrës dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruar në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Gentian Deda, 51 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Durrës.

Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg për veprën penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

g.v/abcnews.al