Lezhë- Fredi Pali, 36-vjeç, i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal është kapur në Ishull Shëngjin.
Ai gjithashtu akuzohet se ka pastruar paratë e përfituara nga kjo veprimtari.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 11.04.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.
Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/

